Hapet panairi i festave të fundvitit
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 13 December 2019
Në Prishtinë është hapur panairi i festave të fundvitit, në të cilin po marrin pjesë 20 organizata të grave dhe nisma të vogla prodhuese artizanale.
Panairi do jetë i hapur deri në orën 18:00 dhe gjendet në qendrën e trajnimeve “Termokis”. Aty po prezantohen kartolina, punime dore të ndryshme, çokollata dhe çanta të cilat mund të shfrytëzohen si dhurata për festat e fundvitit.
Ky organizim i mundësua nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë së bashku me Klubin Ndërkombëtarë të Prishtinës.
Ulrike Richardson, koordinatore e OKB-së për zhvillim në Kosovë, tha se përmes kësaj ngjarje simbolike po tregohet solidariteti duke fuqizuar gratë, viktimat e dhunës seksuale, fëmijët me aftësi të kufizuara të cilët kishin sjellë punimet e tyre në këtë panair.
Richardson: Përmes këtij aktiviteti po shprehim solidaritetin tonë
“Me të vërtet është e mrekullueshme që shoh kaq shumë njerëz këtu, në veçanti kaq shumë gjëra, kaq shumë kreativitet, kaq shumë talent dhe kualitet. Me të vërtet është një ngjarje simbolike pasi siç e dimë ju kemi afruar sezonit të festave, ku ka shumë konsum, shumë blerje dhe shumë dhe shumë dhurat.
Pra kjo është një shfaqje solidariteti, një solidaritet për ata të cilët nuk janë aq të privilegjuar si shumë nga ne. Tematika e ditës së sotme është solidariteti që tregojmë, mirëpo është edhe një mënyrë për të shfaqur mirënjohje dhe falenderime për shumë partnerë tanë, të cilët bëjnë punë të jashtëzakonshme, sa i përket fuqizimit të grave, në dhënien e mundësive për viktimat e dhunës seksuale ose për fëmijët të cilët jetojnë me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara.”, tha ajo.
Kompania dekorative “Grand Decor”, kishte sjell kartolina me mbishkrime e pamje festive.
Shpresa Ismajli nga kjo kompani tha se këto kartolina janë punime dore dhe kanë çmim të volitshëm.
Ismajli: Këto kartolina janë punime dore dhe kanë çmim të volitshëm
“Këto kartolinat i bëjmë punime dore dhe i bëjnë aranzhimet për fund vit për kërshëndella, vitin e ri… 2 euro është e madhja prej kartolinave, e vogla është 1 euro besoj që i arsyeshëm”, tha ajo.
Për festat e fundvitit si dhurata të pashmangshme janë edhe çokollatat.
Ato sot në panairin e festave i ka prezantuar kompania “Chocolate corner”, të cilat dukesh mjaftë të dizajnuara mirë dhe po ashtu shumë të shijshme.
Arjeta Sekiraça nga kjo kompani deklaroi se në muajin dhjetor qytetarët kanë interesim të madh që për festat e fundvitit të bëjnë dhurata të ndryshme nga çokollata.
Sekiraça: Interesimi për të dhuruar çokollata në këtë fundvit është i madh
“Ne jemi prej kompanisë Chocolate Corner nga Prishtina ne merremi me produktet e çokollatave ne prodhojmë pralline, domethënë çokolata të ndryshme por gjithashtu jemi në evente të ndryshme me fontanën e çokollatës siç po shihet edhe këtu në prapavijë me ëmbëlsira të ndryshme që i kemi sjell në panairin e vitit…Sidomos gjatë festave të fundvitit interesimi është shumë i madh dhe ne kemi shumë dhe me shumë kënaqësi i punojmë dhurata tona për klientët tanë“, tha ajo.
Gjatë ceremonisë së hapjes së panairit të festave performoj kori Siparantum.
Të tjera
-
Kurti: Takimet me Scholzin, qoftë në Prishtinë apo në Berlin janë përherë të sinqerta
Kurti: Takimet me Scholzin, qoftë në Prishtinë apo në Berlin janë përherë të ...
-
Uji i Badovcit ende jashtë përdorimit, qytetarët kërkojnë më shumë pika të furnizimit
Sikurse vitin e kaluar, niveli i manganit në liqenin e Badovcit ka pësuar rri...
-
Kurti: Kosovës t’i hiqen masat, t’i jepet statusi i vendit kandidat
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese nd...
-
E dhimbshme, vdes i riu nga Istogu Bler Mehmeti
Para pak çastesh është raportuar lajmi për vdekjen e të riut nga Istogu, Bler...
-
Ndriçohet godina e Qeverisë për tetorin rozë, Kurti: Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku!
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar sot për tetorin rozë. Kryemi...
-
Kamala Harris do të japë intervistën e saj të parë në Fox News
Kandidatja demokrate, Kamala Harris, do të shfaqet në Fox News të mërkurën mb...
-
Angli/ Shtëpi bari me vlerë 10 milionë stërlina, dënohet katër shqiptarë
Anëtarët e një bande shqiptare të krimit të organizuar do të deportohen pasi ...
-
Xhandarmëria serbe provokon në Merdare, shkel vijën kufitare me Kosovën
Sot rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë ...
-
Ministri Maqedonci: 45 serbë sherbejnë në Ushtrinë e Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pj...
-
Aktivistja shqiptare në Sanxhak shkruan për Albin Kurtin, rreshtohet me “zemër e shpirt” me të dhe Vetëvendosjen
Amina Nuraj, aktiviste në Sanxhak, ka shkruar një postim për kryeministrin Al...
-
“Ushtarët pa bukë”, Ministri i Mbrojtjes: Kjo është fushata më e ashpër, ushtarët kanë tri shujta
Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqi...
-
Kurti takim me Scholz pas Samitit, flasin për dialogun – i kërkon mbështetje për heqjen e masave të BE’së
Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Çeku ka zhvilluar tak...