Lajme

Hapet një pikë e re e vaksinimit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 10 Shkurt 2022

Ministria e Shëndetëtsisë ka njoftuar se sot është hapur edhe një pikë e re e vaksinimit kundër COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu nga kjo ministri kanë bërë të ditur se kjo pikë është e vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku do të jetë në funksion nga ora 12:00 deri në 20:00.

“Së shpejti ndërkaq, vaksinimi në komunën e Prishtinës, do të bëhet edhe në pikën tjetër në “Kodrën e Trimave”, në QMF-2”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

-Advertisement-

Ndërkaq, është njoftuar se pika e vaksinimit në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir) dhe ajo në “Albi Mall”, janë në dispozicion çdo ditë për qytetarët e Prishtinës./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy