Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve
Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 04 September 2018
Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), ka hapur konkursin për e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2018/2019.
Në faqen zyrtare të QS-së bëhet e ditur se konkursi do të jetë i hapur nga sot deri më 13.09.2018 në orën 16:00, shkruan gazeta inFokus.
Pjesë e Qendrës së Studentëve do të mund të bëhen 4 mijë studentë të Universitetit të Prishtinës.
Disa nga kriteret që studentët duhet të plotësojnë që të bëhen pjesë e QS-së janë largësia prej 25 kilometra nga komuna e Prishtinës dhe pikët nga suksesi i studimeve.
“Kriteret për pranim dhe pikët e mundshme:
- Studentët nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore me notë mesatare 9.00 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina, pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve të fituara.
- Studentët nga fakultetet e tjera me notë mesatare 9.5 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve të fituara.
- Studentët për notë mesatare fitojnë …………………………….…..….5 – 15 pikë
- Largësia nga komuna e Prishtinës…………….…………………………2 – 10 pikë
- Studentët jashtë territorit të Republikës së Kosovës për largësi marrin …15 pikë
Sqarim: Njoftojmë studentët se pikët e fituara nga nota mesatare dhe nga largësia llogariten në mënyrë automatike nga SEMS ndërsa studentëve nën asistencën sociale pikët i’u llogariten përmes sistemit online. Andaj nuk është e nevojshme që këto dokumente të ngarkohen gjatë aplikimit.”, thuhet në faqën e QS-së.
Gazeta inFokus të hënën ka kontaktuar me zyrtarë të Qendrës së Studentëve të cilën kanë dhënë detaje rreth çmimit, kushteve dhe ndryshmëve që janë bërë këtë vit./inFokus
Lexo edhe: Lajm i mirë për studentët e Universitetit të Prishtinës
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...