Lajme

Hapet “Java e Gruas”

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 26 March 2019

Sot në Prishtinë në ndërtesën e re qeveritare hapet “Java e Gruas” me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, përfaqësuesve të tjerë qeveritarë, ambasadorit të SHBA-ve, Philip Kosnett, dhe përfaqësuesve të tjerë nga qeverisja lokale dhe shoqëria civile.

Në ditën e parë të kësaj jave, fjalën kryesore do ta mbajë ambasadori Kosnett, ndërsa më pas do të ketë një diskutim në panel me temën “Rruga drejt qeverisjes së mirë”.

Përfaqësuesit e institucioneve publike dhe të shoqërisë civile do të diskutojnë, qasjet, iniciativat dhe masat e ndërmarra për të rritur efektivitetin e institucioneve të qeverisjes lokale dhe për të vendosur qytetarin në qendër të procesit të bërjes së politikave publike.

-Advertisement-

Pjesë e panelit do të jetë Xhevahire Izmaku, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe anëtare e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, pastaj Mahir Yağcılar, Ministër i Administratës Publike, Rozafa Ukimeraj-Çuni, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Agim Veliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kryetar i Komunës së Podujevës dhe Adriana Hodžić, shefe ekzekutive e Administratës në Komunën e Mitrovicës Veriore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera