Kulturë

Hapet ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 15 February 2019

Në Kuvendin e Kosovës në mbrëmjen e së premtes është hapur ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”, e cila është përgatitur nga kuratorja Eliza Hoxha dhe u kushtohet të gjithë pagjeturve, për fatinë të cilëve nuk dihet që nga koha e luftës së fundit në Kosovë.

Më këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli duke folur për plagën e të pagjeturve, tha se kjo plagë është ende e pashëruar për njerëzit tanë dhe se Serbia është ajo që duhet të jep llogari për këtë.

“Ajo çfarë na ka mbetur barrë, peng, janë pasojat e lutës, të cilat në pjesën materiale kemi arritur t’i riparojmë, pjesën më të madhe të tyre, por pjesa shpirtërore, mbetet aty. Në mënyrë të veçantë është kategoria e cila po na mbetet si barrë, po na mbetet si plagë, e cila nuk po na rehaton, as si familje e as si komb, janë njerëzit tanë, të cilët nuk e dimë ende se ku i kemi. Plaga e të pagjeturve është ende e pashëruar për njerëzit tanë, ne duam drejtësi. Serbia është ajo që duhet të jep llogari, për arsye se përgjegjësinë e mban të plotë, nga veprimet e veta ushtarake dhe jo ushtarake, të cilat në tërësinë e vet, kanë qenë të kontrolluara nga një mekanizëm i centralizuar, dhe ai ia qenë shteti serb”, tha Veseli.

-Advertisement-

Në emër të familjeve të të pagjeturve, Bajram Qerkini tha se porosia e tij është “bëhuni të fortë”, ndërsa kujtoi me emocione thirrjet e atyre që i thërrasin “hajde merrem babë, hajde merrem nënë, hajde merrem nënë, hajde merrem motër”.

“Dhimbja e atyre që po na thërrasin ‘hajde merrem babë, hajde merrem nënë, hajde merrem nënë, hajde merrem motër’, po shkon në vend ku duhet, te familjarët. Nuk mundemi më veç me fol, po duam me punu, ashtu qysh edhe e kemi programuar. Në periudhën e ardhshme mendoj se do të ketë shumë më shumë punë, mendoj për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Unë nuk flas vetëm për Qendrën Burimore të Republikës së Kosovës, që është regjistruar para do ditë, por flas në emër të gjithë atyre, që nonstop mendojnë se tash po iu vjen fëmija”, tha Qerkini.

Kurse kuratorja e ekspozitës, Eliza Hoxha tha se ndjehet mirë që është në një institucion, që e ka hapur derën, që diskutimi dhe dialogimi për çështjen e të pagjeturve, përmes një platforme tjetër, të ndodh pikërisht në zemrën e tij, e sidomos në këtë periudhë kur në përgatitjet e bisedimeve, çështja e të pagjeturve, është pjesë thelbësore e saj.

“Të vizeulezosh diçka në mungesë, besoj së është për të gjithë diçka e pamundur, për mua ka qenë shumë e zorshme, edhe kur kam punuar më herët lidhur me këtë çështje, besoj edhe shumë kategori tjera, të skenës së artit që kanë punuar vazhdimisht në mënyra të ndryshme, për të adresuar këtë çështje, qoftë në hapësirë publike, në galeri të ndryshme të qytetit, apo e he para këtij objekti, ndër vite kemi parë fotografi të fytyrave të personave që ende nuk janë gjetur”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera