Lajme

Hapet edicioni i 7-të i Panairit Virtual të Karrierës

Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 23 May 2017

ot në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të bëhet hapja solemne e edicionit të 7-të të Panairit Virtual të  Karrierës të organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës.

Në këtë panair marrin pjesë 35 institucione, kompani  dhe organizata të cilat ofrojnë për studentët dhe të diplomuarit e UP-së informacione rreth mundësive për punësim, punë praktike, bursa, trajnime, kurse, etj.

Të pranishmëve do t’i drejtohet  Rektori  i  UP-së, Prof. Dr. Marjan Dema,  prorektorja për cilësi në Universitetin e Prishtinës prof.dr. Teuta Pustina – Krasniqi, përfaqësuesit e sponsorëve mbështetës dhe disa nga përfaqësuesit e kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse.

-Advertisement-

Përveç kompanive që ofrojnë vende të punës dhe punë praktike, organizatave që do të ofrojnë informata rreth bursave, kurseve, trajnimeve e shërbimeve tjera, në këtë panair maturantët do të gjejnë informata për programet e studimit të UP-së, për studentët dhe të diplomuarit që duan të aplikojnë për punë ose punë praktike do të jenë në dispozicion shërbimet e këshillimit për përpilimin e CV-së dhe letrës motivuese.

Studentët do të kenë mundësinë të aplikojnë në panair për pozita të lira pune dhe praktikë, ose të informohen për mundësitë e aplikimit online.

Disa nga kompanitë, institucionet dhe organizatat pjesëmarrëse janë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana e Kosovës, Meridian, Innovation Centre Kosova ProCredit Bank, Raiffeisen Bank, Educational Centre Kosova, CACTTUS,  Melita & Partners, Viva Fresh Store, Qendra e Trajnimeve e KEK-ut, DELOITTE, Business Development Group, Grand Décor,  Arbëria Group, SMART Center, BIOPAK-Muratti,  FINCA, ASSECO, KAEF, DIMAK, DAAD, PriFilm Fest, Gjirafa.com, Spitali Amerikan, American Advising Centre, Pulse Media, Instituti D4D, Repower-USAID, ICT Media, etj.

Rrafshi Virtual pvk.uni-pr.edu, është një mundësi e re, i cili mundëson që në kohë reale studentët dhe të diplomuarit të marrin informacione për mundësitë që ofron tregu i punës dhe këshilla për edukim dhe orientim në karrierë. Motoja e këtij edicioni është: \’Komuniko virtualisht, zbulo mundësitë e zhvillimit të karrierës\’.

Panairi do të jetë i hapur tri ditë, 23, 24, 25 Maj 2017, dy ditët e fundit të panairit realizohen në rrafshin virtual.

Ky panair mbështetet  nga GIZ, Uji i Alpeve, Meridian, Venaria BIOPAK dhe Pulse Media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera