Lajme

Hapen të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 11 June 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë për Ditën e Zgjedhjeve.

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se në orën 07:00 janë hapur të gjitha Vendvotimet në Republikën e Kosovës. Në të gjithë Kosovën numri i Qendrave të Votimit është 889 me gjithsejt 2 mijë e 490 Vendvotime.

Kryetarja Daka njoftoi se me kohë janë hapur të gjitha Vendvotimet. Ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

-Advertisement-

Sipas Listës Përfundimtare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është: 1 milion e 872 mijë e 471 votues.

Konferenca e dytë është planifikuar të mbahet në orën 11:30 dhe ka të bëjë me pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe ecurinë e përgjithshme të procesit zgjedhor. /INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera