Lajme

Hapen çerdhet në Fushë – Kosovë, por me disa kufizime dhe pa interesim nga qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 04 August 2020

Komuna e Fushë Kosovës ka vendosur t’i hapë çerdhet. Të njëjtat nuk do të punojnë me numër të njejtë të fëmijëve, për shkak të virusit korona.

Por vec kësaj, disa udhëheqëse të çerdheve kanë thënë për T7 se ka rënë edhe interesimi nga prindërit që t’i dërgojnë fëmijët.

Çerdhet në Fushë-Kosovë nisin punën me numër të reduktuar të fëmijëve dhe të stafit.

-Advertisement-

Ka një kohë të gjatë që ka qëndruar e mbyllur.

Por, nga kjo e martë kopshti privat ‘’Zogjtë’’ në Fushë Kosovë ka hapur dyert për fëmijët.

Kjo pasi Komuna e Fushë Kosovës, mori vendim që të Martën të rifillojnë punën të gjitha çerdhet private në këtë Komunë.

E prindërit nuk hezituan që menjeherë ti sjellin fëmijët.

Por numri i tyre, nuk u pa të jetë i madh.

Drejtoresha e këtij institucioni, Habiba Imeri, thotë se nga 70 fëmijë që janë të regjistruar këtu, vetëm 10 prej tyre erdhën në kopsht.

Ndërkohë ajo shton se vendimi për hapjen e çerdheve u prit mirë nga stafi i kopshtit.

‘’Po ka qenë vendim i duhur, fëmijët janë gëzuar shumë, reagimi ka qenë shumë i gëzueshëm! Për neve është ma e vështirë kur po pauzojm e po nisim prapë si me fillua prej fillimit, gjithsej janë 70 sot janë ardhë veç 10‘’, thotë Habiba Imeri, Drejtoreshë e Kopshtit ‘’Zogjtë’’

Imeri tregon se shumë prindër gjatë pandemisë kanë humbur vendet e tyre të punës, pasi që janë detyruar të kujdesën për fëmijët.

‘’Prind cka kanë punu ju ka rreziku vendi i punës, nënat shumica i kanë hup vendin e punës, për shkak të fëmijëve s’kanë pas ku me i qu ‘’’

E as ky kopsht, gjatë kësaj kohe të pandemisë nuk u shpëtoi vështirësive financiare.

Drejtoresha tjetër e këtij institucioni thotë se për shkak të këtyre problemeve janë detyruar të reduktojnë edhe stafin.

‘’ Jemi dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Na i kemi pas 6 të punësume këtu tash i kom dy, po dy mësuese se i kom veç 10 fmi sot, me 10 fmi smuj me i mbulu as gjërat elementare të kopshtit se le mo rrogat. Edhe fëmijët mu kanë reduktu se prind jone mete pa punë, e mu ka duftë edhe mu punëtoret mi redektu. Qiranë e kom 1000 euro, jo që është rond po është e pamundshme me vazhdu, me 10 fëmijë a me paguar qiranë, a me i paguar punëtoret, a ushqimin a çka ma përpara’’, thotë Sofie Dragidella, Drejtoreshë e Kopshtit ‘’ Zogjtë’’.

E dyert e hapura për fëmijët gjatë të Martës i pati edhe çerdhja ‘’ VIP KIDS”

Drejtoresha e këtij institucioni Jehona Shala-Mjeku ka thënë se vendimi i komunës ka qenë i mirëseardhur.

Kjo pasi qeveria nuk iu ka ndihmuar në kompensimin e pagesave të edukatore e dhe të qirave.

“Vendimi ka qenë shume i pritshëm si nga ana jonë po ashtu edhe i prindërve. Meqenëse prindërit kanë qenë shumë të interesuar për sjelljen e prindërve në kopsht pasi disa prej tyre punojnë në sektorin e shëndetësisë, policisë”.“ Vendimi ka qenë i pritshëm për neve meqenëse Qeveria e Kosovës, nuk ka bërë kompensim as në pagat e edukatorëve dhe as të qirave”thotë Jehona Shala Mjeku, drejtoreshë në ‘’VIP KIDS’’

Të hënën përmes një postimi në faqen zyrtare, komuna e fushë Kosovës ka bërë me dije se çerdhet mund të fillojnë punën duke respektuar udhëzimet dhe masat e parapara nga niveli qendror sa i përket pandemisë COVID-19.

Fushë Kosova është Komuna e parë në Kosovë që ka marrë këtë vendim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera