Lajme

Hap dyert për herë të parë Shtëpia e Flamurit

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 26 November 2017

Shtëpia e Flamurit në Korçë është gati për t’u hapur ditën e nesërme. Madje ajo do të promovohet së pari nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka postuar në Facebook, këto foto të transformimit pas djegies e rrënimit, shkruan se ministria e Kulturës të cilën ajo po e drejton edhe në këtë mandat të dytë, e mbajti premtimin dhe e ndërtoi.

“Në 2013, premtuam që do e rindërtojmë, sepse është një ndërtesë shumë e rëndësishme historie për Korçën dhe për Shqipërinë, për Kombin dhe për Kulturën. Ministria e Kulturës e mbajti premtimin, e ndërtoi! Sonte ajo është gati, për të hapur dyert për të parën herë nesër, për qeverisjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe më pas për t’u kthyer në një qendër kulture e për kulturën”, shkruan ministrja Kumbaro.

-Advertisement-

Kumbaro nuk lë pa përmendur edhe kalvarin e gjatë të shkatërrimeve e lënies në harresë nga shteti deri në vitin 2013, ku siç shkruan ministrja e Kulturës, “hetimi nuk bëhej kurrë për “mungesë provash”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera