Hani i Elezit kujton sot dëshmorët
Autori: Gazeta inFokus
09:56 | 29 August 2017
Sot në Hanin e Elezit kujtohen trembëdhjetë dëshmorë të rënë në luftën e fundit çlirimtare. Kjo trevë veçohet për kontribut në logjistikën e UÇK-së, si dhe për disa beteja me ushtrinë, policinë dhe paramilitaret serb.
Më 29 gusht 2017 me aktivitete të ndryshme tematike, përkujtimore e kulturore, organizuar nga komuna, do të shënohet Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit.Fillimisht në orën 11:00 do të bëhen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në “Puset e Nikës” e më pastaj do të bëhet rivarrimi i trupave të dy dëshmorëve të kombit:- Izet Bushi, i vrarë në ish armatën jugosllave, në Qupri të Serbisë më 1 janar 1991 dhe trupi i dëshmorit, Ramadan Shiti, i rënë në luftime me ushtrinë dhe policinë sllavo- maqedone në vitin 2007, në Brodec të Tetovës.
Gjithashtu po të njëjtën ditë, në orën 14:00 do të bëhet përurimi i dy shtëpive të ndërtuara për skamnorë të Hanit të Elezit, pastaj do të vendoset edhe gur themeli i dy shtëpive të tjera për skamnorët. 29 Gushti ”Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit’’ është radhitur në kalendarin e festave zyrtare të komunës për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së ,të gjithë ata që luftuan e punuan ,por në veçanti për të nderuar sakrificën e Dëshmorëve dhe Familjeve të tyre.

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...






























