Handikosi në krah të personave në nevojë, aktivitetet dhe trajnimet me përkrahje të “Save the Children”
Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 25 October 2022
Handikosi në Pejë është adresë e përditshme për Elzën.
Si person me aftësi të kufizuara, i ka të domosdoshme fizioterapitë.
E në këtë qendër, përfitues të fizioterapive janë 30 fëmijë të moshës 1-16 vjeç dhe 60 përfitues nga mosha 18 e lartë, të gjithë persona me aftësi të kufizuara.
Shërbimet terapeutike ofrohen në kuadër të projektit: ‘’Mbështetja fizioterapeutike dhe psikologjike si nevojë për një jetë cilësore për personat me aftësi të kufizuar fizike në komunat Pejë, Deçan dhe Junik’’, mbështetur nga Bashkimi Evropian, implementuar nga Handikos-Pejë në partneritet me Save the Children.
“Unë tash e sa vjet jam anëtare e Hendikosit dhe marrë shërbime këtu, fizioterapi e kryej këtu sepse kam nevojë për ushtrime fizikale, bëjmë edhe terapi në grup me fëmijët e tjerë dhe i ndihmoj shpesh kur ka nevojë”, thotë Elza Bojku.
Në kuadër të projektit, ofrohen edhe shërbimet e fizioterapisë për fëmijë dhe të rritur ku qëllimi është të përmirësoj apo rris pavarësimin fizik të fëmijëve dhe të rriturve përmes aplikimit të ushtrimeve të ndryshme, rikthimi i amplitudës së lëvizjes funksionale, parandalimi i kontrakturave apo të tjera.
Fizioterapeuti i terrenit bën seanca fizikale në shtëpi për përfituesit me regjim shtrati.
“Unë jam fizioterapeute këtu në ‘Hendikos’ në Pejë. Ne zakonisht këtu ofrojmë seanca fizioterapeutike. Janë terminët e posaçme për secilin fëmijë. Punojmë individualisht me secilin fëmijë. Këtu vijnë fëmijët me diagnoza të ndryshme, ku zakonisht kemi diagnoza me dëmtime cerebrale, dëmtime të trurit, vijnë raste kur kanë dëmtime të palcës kurrizore si dhe raste të tjera si retardime ose mungesa në zhvillim dhe të ngjashme”, thotë Elinda Kajolli, Fizioterapeute në “Handikos”-Pejë.
Ndërsa në aspektin e mbështetjes psikologjike aty ofrohen seanca për përfituesit të cilët përveç diagnozës parësore fizike, kanë pasur edhe ngecje ne aspektin intelektual.
Në “Handikos” në Pejë çdo ditë ofrohen shërbimeve cilësore të fizioterapisë për fëmijët dhe të rritur, si dhe ofrimi i mbështetjes profesionale psikologjike dhe këshillimet për familjet me persona me aftësi të kufizuara.
“Në Qendrën “Handikos” në Pejë, fëmijët që marrin shërbime kryesisht kanë shqetësime fizike po shumë herë janë të përcjellura edhe me ngecje intelektuale apo në aspektin psikologjik. Paralelisht këta marrin edhe shërbime tjera që hyjnë në kuadër të psikologjisë dhe ergoterapisë të cilat i ofrojë unë. Në zyrën time, shumica prej fëmijëve që marrin shërbime të fizios janë të përcjellur edhe me shqetësime tjera në aspektin psikologjik apo intelektual kështu që punojmë paralelisht me një plan të ndarë me fizioterapeutët”, thotë Elsa Millaku, Ergoterapeute në “Handikos”-Pejë.
Fizioterapeutët në çdo shtëpi të personave me aftësi të kufizuara
Fizioterapeutët dhe stafi përcjellës i nevojshëm kryejnë shërbime edhe në terren, në shtëpitë e personave me aftësi të kufizuara të cilët janë në gjendje më të rëndë.
Aty bëhet edhe pastrimi i plagëve, ndërrimi i qeseve urinare e shërbime të tjera të domosdoshme për këta persona.
E udhëheqësi i zyrës së “Handikosti” në Pejë, Egzon Qorkadiu, tregon se përfitues të këtyre shërbimeve janë 260 persona, përfshirë këtu edhe pajisjen me mjete ortopedike.
“Numri i atyre që marrin shërbime direkt në Hendikos në Pejë është 46 të cilët marrin shërbime psiko-terapeutike, psiko-sociale, logopedi ndërsa vizita shtëpiake ku shkon fizioterapeuti dhe motra medicinale ku i ndërrojnë qeset urinare, pastrimin e varrëve etj. Fizioterapeuti bën ushtrime tek personat që janë në regjim shtrati, në gjende më të rëndë.”, thotë Egzon Qorkadiu, Drejtor i “Handikosit”-Pejë.
Takimet me komunitet në shkollat e Pejës, Deçanit dhe Junikut
Disa prej aktiviteteve tjera të implementuara në kuadër të projektit: ‘’Mbështetja fizioterapeutike dhe psikologjike si nevojë për një jetë cilësore për personat me aftësi të kufizuar fizike në komunat Pejë, Deçan dhe Junik’’, ne partneritet me Save the Children dhe financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian ne Kosove, janë edhe takimet me komunitet si psh nëpër shkolla në të cilat përmes takimeve informuese është ngritur vetëdija mbi qasjen gjithëpërfshirëse të personave me aftësi të kufizuara ne shkolla, punë dhe komunitet në përgjithësi.
Takime shumë të shpeshta u mbajtën në shkolla në Pejë, Decan dhe Junik, ku kryesisht u fol për ngritjen e vetëdijes mbi fëmijët me nevoja të veçanta dhe çasja e tyre në sistemin arsimor me mundësi të barabarta dhe pa dallime.
Takimet me prindërit e fëmijëve që marrin shërbime
Stafi i Handikosit ka zhvilluar edhe takime të rregullta mujore me prindërit ku janë trajtuar tema të ndryshme si dhe është raportuar mbi progresin e trajtimit te fëmijëve.
Në një prej këtyre takimeve me prindër të fëmijëve që marrin shërbime terapeutike u diskutua për Muajin e Prindërimit si dhe përmbledhje e ecurisë së projektit.
Pikniku, lojërat e aktivitetet në natyrë
Fëmijët dhe të rriturit janë dërguar në piknikë, janë mbajtur konferenca si dhe janë realizuar edhe shërbime terapeutike ne terren etj.
U realizuan edhe aktivitetet të ndryshme për të zhvilluar aftësitë motorike, përqendrimin, aftësitë njohëse, planifikimin motorik, identifikimin e formave gjeometrike dhe njohjen e kafshëve.
Fëmijët dhe të rriturit punuan kartolina nga më të ndryshmet.
Kremtimi i ditëve të veçanta
Hendikosi në Pejë pati edhe data të veçanta.
3 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar që u shënua me një varg aktivitete, si dhe festa festa e 1 Qershorit, ditës së fëmijëve ku u prezantuan punimet e realizuara për këtë ditë.
Në vizitë patëm dhe presidenten e shtetit Vjosa Osmanin dhe kryetarin e komunës si dhe bashkëpunëtor të organizatave të tjera.
Stafi i Handikosit është i përkushtuar që në mënyrën më të mirë të ofrojë kujdes, kushte të mirëfillta dhe trajtim të barabartë për personat me aftësi të kufizuara.
Hendikosi numëron 1347 anëtarë. Selia kryesore është në Pejë ku përfshihen 5 komunat, Pejë, Deçan Junik, Klinë dhe Istog.
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...