Lajme

Hamza: Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së do të ndikojë pozitivisht edhe në zgjedhjet lokale

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 03 July 2021

Deputeti Bedri Hamza beson se zyrtarizimi i kryetarit të ri të PDK-së do të ndikojë pozitivisht edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë bindje ai e ka shprehur pak qaste para fillimit të punimeve të Konventës zgjedhore të PDK-së.

Hamza e ka cilësuar si demokratik procesin zgjedhor, ani pse është vetëm një kandidat për kryetar.

-Advertisement-

Sipas tij, mundësitë kanë qenë që të ketë më shumë kandidatë, ndërsa tash i mbetet Konventës të vendos nëse është për zgjedhjen e Memli Krasniqit për kryetar të ri të partisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera