Lajme

Hamza: Vitin 2025 e nisa me përurimin e dy qendrave shëndetësore në Mitrovicë të Jugut

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 03 January 2025

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, njëherësh ëshë kryetar i Mitrovicës së Jugut, ka thënë se vitin 2025 e nisi me përurimin e dy qendrave shëndetësore tërësisht të transformuara.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se janë përuruar Qendra Mjekësore Familjare në Bare dhe Ambulata Mjekësore Familjare në Bajgorë, “të cilat nga tash ofrojnë shërbime më cilësore, më të zgjeruara dhe në mjedise mjekësore moderne”.

“Ne do të ofrojmë shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë, duke e funksionalizuar Sistemin e Sigurimeve dhe digjitalizuar tërësisht sistemin shëndetësor në një platformë të integruar dhe efikase, me të gjitha nivelet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor”, ka thënë Hamza.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera