Lajme

Hamza u takua me ambasadorin francez: Franca është mike e dëshmuar e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 05 September 2024

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza është takuar të mërkurën me Olivier Guerot, ambasadorin e Francës në Kosovë.

Hamza ka thënë se Franca është partnere strategjike e Kosovës.

“Ishte kënaqësi bashkëbiseda e sotme në Mitrovicë me Ambasadorin e Francës, Olivier Guérot. Ne diskutuam për nevojën e rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit në çështjet me interes dypalësh, por edhe në interes të forcimit të paqes, bashkëjetesës dhe sigurisë në Kosovë e rajon”, ka thënë Hamza, derisa ka komentuar takimin e zhvilluar në zyrën e tij në Komunën e Mitrovicës.

-Advertisement-

“Si mike e dëshmuar, ajo na ka mbështetur në të gjitha proceset jetike për vendin dhe është adresë shumë e rëndësishme për integrimin e shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.”

Kandidati i PDK-së për kryeministër ka thënë po ashtu se “Kosova është mirënjohëse ndaj Francës dhe partnerëve strategjikë perëndimorë”.

“Unë besoj se në rrugën tonë drejt realizimit të vizionit euroatlantik duhet të ecim së bashku me të gjitha shtetet partnere perëndimore”, ka thënë ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera