Lajme

Hamza takohet me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimet evropiane dhe sfidat e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 14 September 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar të hënën me ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Ata shkëmbyen pikëpamje mbi nevojën për t’i dhënë përparësi integrimit të Kosovës në BE dhe reformave përkatëse, si dhe për të siguruar stabilitet dhe prosperitet për qytetarët e Kosovës.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, u takua sot me Kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Ata shkëmbyen pikëpamje mbi nevojën për t’i dhënë përparësi integrimit të 🇽🇰 Kosovës në 🇪🇺 BE dhe reformave përkatëse, si dhe për të siguruar stabilitet dhe prosperitet për qytetarët e Kosovës. 🇪🇺 BE ka qenë partneri më i fuqishëm i 🇽🇰 Kosovës që nga viti 1999 dhe do të vazhdojë angazhimin me të gjithë aktorët politikë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy