Lajme

Hamza shkruan për punëtoritë që po i organizon me qytetarë: Po krijojmë platformë që rrit mirëqenien dhe punësimin

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 05 October 2024

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, tha se në punëtoritë që po i mban në qytetet e Kosovës po jepen pikëpamje të ndryshme, por me qëllimin e njëjtë – “për ta bërë Kosovën më të mirë”.

Ai ka publikuar pamje nga këto punëtori, duke thënë se idetë e tyre po e pasurojnë programin e tij.

“Atmosferë e mrekullueshme në punëtoritë që po i mbajmë nëpër qytetet e Kosovës, ku pikëpamjet e ndryshme dominojnë, por qëllimi është gjithnjë i njëjtë për ta bërë Kosovën më të mirë. Puna ekipore me qytetarë të profesioneve të ndryshme, përvoja dhe idetë e tyre të vlefshme, po e pasurojnë programin tim. Ne po krijojmë platformë të përbashkët, që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe përmirëson shërbimet publike. Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen, angazhimin dhe idetë tuaja!”, ka shkruar ai. /Express/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera