Hamza: Puna në Trepçë më mësoi se për të arritur diçka në jetë duhet shumë punë dhe sakrificë

Autori: Gazeta inFokus
19:17 | 29 December 2024
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për ndikimin që ka pasur puna në Kombinatin Trepça në jetën e tij.
Hamza tregoi se puna e tij e parë ishte pikërisht në Trepçë, aty ku më herët kishte punuar edhe babai i tij. Në Klan Kosova ai ndau një moment të rëndësishëm nga jeta e tij profesionale, duke kujtuar për herë të parë kushtet e vështira të punës në shkritore.
“Kur shkova për të vizituar procesin e prodhimit, atëherë pashë për herë të parë vendin ku kishte punuar fillimisht babai im. Ai kishte punuar në shkritore. Xehja dilte në formë të zjarrtë, në temperatura prej mijëra gradësh. Pashë djersën e punëtorëve dhe veshjet e tyre të punës dhe kuptova se babai im më kishte treguar që pikërisht në atë vend të punës, ku shkrihej dhe prodhohej xehja, ai kishte punuar për 12 vjet”, tha Hamza.
Ai theksoi se kjo përvojë i dha një mësim të rëndësishëm për sakrificat dhe përkushtimin e nevojshëm për të mbajtur një familje dhe për të arritur qëndrueshmëri.
“E kuptova sa e vështirë ishte puna, sa shumë djersë dhe sakrificë duhej për të krijuar të ardhura, për të zhvilluar familjen dhe për ta mbajtur atë. Aty kuptova se për të arritur diçka në jetë duhet shumë punë dhe sakrificë”, përfundoi ai.

Të tjera
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...