Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 26 September 2024
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili duke kritikuar qasjen e deritanishme të Qeverisë së Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, ilustroi pikëpamjen amerikane nëpërmjet një thënie të urtë: “Gjyshi im ka thënë se nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, atëherë mos urino në pragun e derës së atij klubi”.
Për këtë, Hamza thotë se është për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës kanë ardh në këtë situatë për të dhënë deklarata të tilla.
Tutje, Hamza thotë se partneriteti nuk do të thotë vetëm beneficione por edhe përgjegjësi.
“Jam i sigurt që nuk ka të bëjë me qytetarëve të Kosovës, është për keqardhje që disa herë, nuk është e momentit është si rezultat I veprimeve të caktuara të vazhdueshme viteve të fundit. Është për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës me I pru në një situatë që me dal me deklarata të tilla. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm e të përgjegjshëm, partneriteti nuk kupton vetëm beneficione por edhe përgjegjësi. Kushdo që është në qeveri, e posaqërisht në qeverinë aktuale duhet ta merr shumë serioze”, tha Hamza në Debat Plus.
“(Kujt ia tha këtë deklaratë Hovenier) Ia ka thënë qeverisë së republikës së Kosovës dhe të gjithë atyre që kanë kontribu për me ardh deri të kjo deklaratë”, përfundon Hamza.
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...