Lajme

Hamza pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: “Dhimbje dhe zhgënjim i thellë që nuk e kemi pritur”

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 16 September 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë konferencës së PDK-së, Hamza tha se aktgjykimi ka sjellë dhimbje dhe zhgënjim të thellë, të cilin, sipas tij, nuk e kishin pritur.

“Aktgjykimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka sjellë dhimbje dhe zhgënjim të thellë tek të gjithë ne, një dhimbje e zhgënjim që nuk e kemi pritur”, deklaroi Hamza.

-Advertisement-

Ai tha se në këto momente mendimet e tyre janë para së gjithash me ish-krerët e UÇK-së dhe familjet e tyre.

“Zemrat tona, para së gjithash, janë me ta dhe familjet e tyre, të cilat për gati gjashtë vjet e kanë bartur peshën e këtij procesi”, tha kreu i PDK-së.

Hamza i bëri këto deklarata gjatë konferencës së PDK-së pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy