Lajme

Hamza: Pakoja Emergjente është diskriminuese për bizneset dhe qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 04 June 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për gjendjen ekonomike në Kosovë pas pandemisë.

Hamza tha se përveç që kjo gjendje rrezikon shëndetin po ashtu rrezikohet edhe ekonomia.

Ai theksoi se Pakoja Emergjente ka qenë diskriminuese për bizneset dhe qytetarët.

-Advertisement-

“Ka ndikuar edhe në ekonomi. Nëse kjo vazhdon do të ketë dëme të mëdha. Shtetet në botë kanë intervenuar deri në 10 për qind të Bruto Produktit Vendor. Qeveria e kaluar e ka miratuar një buxhet por nuk ka përfshirë një gjë të tillë. Në buxhetin e miratuar deputetët janë privuar nga dhënia e mendimeve dhe ndihmën tek buxheti”, tha Hamza.

“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e hapur për të dhënë këshilla, për të pranuar kritika dhe për të bashkëpunuar. Deri më tani janë paguar 55 milionë apo rreth 1 për qind e bruto produktit vendor. Tani dilema shtrohet se si duhet të paguhen ato. Është ndarë nga një pagë prej 170 eurosh për punëtorët por nuk i kanë marrë të gjithë edhe këtu janë bërë selektime.Bizneset akoma si kanë pranuar mjetet financiare për shpenzimet operacionale” tha Hamza

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera