Lajme

Hamza: Nga vitet 2014-2022, paga mesatare në Shqipëri u rrit mbi 100 për qind, në Kosovë vetëm 29 për qind

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 04 April 2024

Bedri Hamza, i nominuari i PDK-së, për kryeministër, e ka kritikuar Qeverinë aktuale, për mënyrën se si po e menaxhon ekonominë e vendit.

Ai në “Debat Plus”, tha se paga mesatare nga viti 2014 deri në 2022, është rritur vetëm 29%, kurse në Shqipëri mbi 100% e në Maqedoni më shumë se 70%.

“Në 2014 paga mesatare ka qenë 403 euro. I kam të dhënat deri më 2022, është 521 euro. Rasti i Kosovës, 29% rritje, Shqipëria në 2014, e ka pas pagën mesatare më të vogël 325 euro, sot e ka 678 euro. Në Kosovë 29% në Shqipëri sot më shumë se 100%. Maqedonia, në vitin 2014, 511 euro paga mesatare, sot 894, rritje për më shumë se 70%”, tha ai.

-Advertisement-

Hamza tutje tha se qytetarët e Kosovës po jetojnë më keq tash se para katër vjetëve për shkak të inflacionit.

“Nëse në 2019, 2018 ke ble një shportë me mallra me 100 euro sot nevojiten më shumë se 150 euro. Në kumulativ, norma e inflacionit, viteve të fundit, është diku, vetëm për një vit ka qenë 11.6 për vitin 2022, vetëm për një vit. Nëse e marrim në kumulativ del 23.5%. Nëse e marrim shportën e konsumatorit, të shumicës qytetarëve, sepse në mesatare hyn këto të lluksit, po e marrim vetëm ushqimin del 36.3, nëse i marrim vetëm produktet bazike sigurisht më shumë. Kjo e ka varfëru qytetarin, sot nuk po emigrojnë vetëm ata që s’kanë punë por edhe ata që kanë punë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera