Lajme

Hamza ndan mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së pas aksionit humanitar në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 24 February 2023

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ndarë mirënjohje për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që morën pjesë në aksionin humanitar pas tërmeteve në Turqi.

Hamza i përgëzoi pjesëtarët e FSK-së dhe u ndau mirënjohje, teksa shtoi se puna e tyre pasqyron vlerat humane dhe është mirënjohës për punën e përmbyllur me sukses në misionin fisnik në operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit në shtetin e Turqisë, njofton Klankosova.tv.

Pjesëtarët e FSK-së që u dekoruan me mirënjohje ishin; kapiten Krenar Voca, rreshter shtabor Hasim Fejzullahu, rreshter Bujar Mangjolli, rreshter Visar Raci, tetar Mentor Ismajli dhe tetar Egzon Murati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera