Lajme

Hamza: Masat e qeverisë nuk e shpëtojnë ekonominë

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 26 May 2020

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovë, njëherësh ish-ministri i financave të Kosovës, Bedri Hamza vlerëson se Kosova po përballet me krizën më të madhe ekonomike që nga koha e depresionit të madh.

“Sa do të jetë saktësisht ndikimi i krizës do të jetë shumë e vështirë të përcaktohet tani. Por, pritjet tona kanë qenë të reagohet më shpejtë, sidomos në përkrahje të sektorit privat por edhe pjesës tjetër me qëllim të ruajtjes së kërkesës, të ardhurave, të prodhimit dhe të hyrave të buxhetit të shtetit”, ka thënë Hamza në emisionin “Ekonomia në Fokus”, prodhim i gazetës inFokus.

Sipas tij, veprimet e mara deri më tani janë të mira por nuk kanë dhënë efektin e duhur dhe nuk pritet të jenë efektiv në tejkalimin e kësaj krize, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Veprimet që janë marrë janë veprime të vonuara, të pamjaftueshme, jo gjithëpërfshirëse dhe mbi të gjitha për me pas efektin e plotë duhet të jetë e qartë edh baza legale mbi të cilat bëhen këto veprime, për shkak se pavarësisht që është situatë e krizës kushtetuta dhe ligjet duhet të respektohen”, ka thënë Hamza.

Ai vlerëson se Qeveria e Kosovës ka planifikuar masa të cilat nuk mund të zbatohen në kornizat aktuale ligjore dhe nuk mund të siguroi mjete shtesë vetëm se duke shkelur ligjet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera