Lajme

Hamza kritikon LDK’në që tha se Hoti e merr bukën me vete në punë

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 30 September 2020

PDK’ja e ka kritikuar Qeverinë Hoti, saktësisht deklarimin se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti nuk harxhon para të taksapaguesve, pasi që drekën e merr me vete në punë.

Në emisionin Frontal në T7, shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza ka thënë se është humbje kohe që të flitet për çështje të tilla.

“Mendoj që është humbje kohe me fol për këtë çështje, kush ku han bukë e kush ku e merr bukën. Vlerësohet puna e institucioneve me një kafe e me një bukë nuk e shoh qashtu”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Madje, sipas Hamzës një deklarim i tillë është populizëm.

“Po jetojmë në kohën e populizmave, dikush thotë po shkojmë në kam, dikush ashtu”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera