Lajme

Hamza: Ju garantoj që do t’ua rrisë pagat ushtarëve, profesorëve e mjekëve

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 04 April 2024

Kandidati nga radhët e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar se do t’i rrisë pagat në sektorin publik, sepse sipas tij, këta punonjës e meritojnë të kenë mirëqënien për vete dhe për familjet e tyre

“Unë po ju siguroj dhe garantoj, dhe këtë e dinë edhe mjekët, edhe arsimtarët, edhe mësuesit, edhe profesorët, edhe ushtarët, edhe policët, edhe zjarrëfikësit, edhe shërbyesit civilë që do t’jua rrisë pagat sepse kanë nevojë që në fund të muajit të kenë mundësi ta kenë mirëqënien për vete dhe familjet e tyre”.

Kështu ka premtuar kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

-Advertisement-

“Për shkak të inflacionit shumë vështirë ata e mbyllin muajin. Paramendoje fundin e muajit me këtë shtrenjtim të energjisë elektrike dhe produkteve bazë”, ka thënë Hamza.

I pyetur se ku do t’i marrë paratë për t’i rritur pagat, ai është përgjigjur duke thënë se “Aty është faji im, është specializimi im”.

Ai është shprehur se nga të gjithë ministrat e Financave, ai ka pasur raportet më korrekte me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera