Ekonomi

Hamza falënderon Delawien për mbështetjen që po i jep Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 18 May 2018

Ministri i Financave Bedri Hamza në një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delaëie e ka falënderuar për mbështetjen që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po e jep në zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Hamza e ka njoftuar ambasadorin, Delawie për përgatitjet që janë duke u bërë në fushën e politikave fiskale. Sipas tij kjo do të ndikoj në zhvillimin e sektorit privat, shkruan Inofkusi.com.

E Delawie u zotua se projektet e nisura nga USAID e Thesari Amerikan do të vazhdojnë për të ndihmuar projektet e ofruara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera