Lajme

Hamza: Do të vazhojmë të përkrahim prodhuesit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 05 March 2019

Ministri i Financave, Bedri Hamza të mërkurën gjate vizitës në Gjilan tha se synimi i Ministrisë është fuqizimi i kompanive prodhuese që hapin vende pune.

Bashkë me kryeparlamentarin, Kadri Veseli, ministri Hamza përcolli nga afër per disa minuta procesin e prodhimit të mobilieve në Qendrën e Mobiljeve “Palma” në Gjilan.

Hamza tha se në procedurë janë edhe ligje të tjera që lehtësojnë punën e investitorëve në Kosovë.

-Advertisement-

“Ndihem tepër i nderuar që jam në një ndemarrje prodhurese që produkete e veta i  eksporton jashtë. Ky është një biznes prodhues që ka depërtu në tregun e jashtëm, ka një numër të madh të punësuarish dhe ky është edhe qëllimi ynë” u shpreh Ministri i Financave.

Pronari i kompanisë “Palma”, Ekrem Shahini theksoi se pakoja fiskale një dhe dy ka ndikuar për të mirë te kompanitë prodhuese.

“Vlen te theksohet pako fiskale një dhe dy ka pas ndikim në prodhim, gjë që e falënderova ministrin Hamza për punën që ka ba që neve te na e lehtesoj qe te kemi lehtesi finanziare per investime në Kosovë” tha Shahini.

Hamza po ashtu njoftoi se në procedurë janë edhe ligje të tjera që do të lehtësojnë procedurat për investitorët nga jashtë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera