Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike, mund të ndërmarrim iniciativa ligjore në Kuvend për Gjykatën Speciale
Autori: Gazeta inFokus
13:53 | 17 September 2026
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës Speciale për t’i dënuar me 81 vjet burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ” e dëmton historinë, të tashmën dhe të ardhmen” e vendit.
Pas një mbledhjeje të partisë, Bedri Hamza paralajmëroi takime “me të gjithë liderët e subjekteve politike”.
“Sepse kjo nuk është çështje më që i takon një subjekti politik”, tha ai.
Hamza tha se Gjykata Speciale “e ka devijuar komplet drejtimin e saj, në raport me atë për çka është votu në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
“Besoj në bashkëpunimin me subjektet tjera politike në krijimin e një konsensusi të nevojshëm, dhe ne si PDK do të dalim me veprime konkrete, duke përfshirë ato ligjore dhe demokratike”, tha ai.
I pyetur nëse mund të ketë ndonjë nismë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, Hamza tha se mund të ndodhë.
“Ne do të flasim me subjektet politike për seriozitetin e situatës, por sigurisht, nëse vjen, e mund të vijë iniciativa ligjore në Kuvendin e Kosovës, normalisht që kemi nevojë edhe për përkrahjen e subjekteve tjera politike”, tha ai.
Hamza tha se “është mirë që kemi komunikim mes liderëve të partive politike”.
“Në momentin e parë që përputhen rrethanat, oraret, mundësitë, ne do të takohemi”, tha ai.
Hamza tha se PDK-ja i ka të gatshme nënshkrimet e 22 deputetëve të saj.

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...



































