Lajme

Hamza: Buxheti do të jetë 2 miliard euro

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 06 December 2018

Gjatë shqyrtimit të parë të Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, ministri i Financave, Bedri Hamza tha se rritja ekonomike e vendit për vitin 2019 pritet të jetë 4.7%, në terma real 4.1%”.

“Çmimet priten të jenë një stabilitet i theksuar. Ky propozim buxhet rrjedh nga një bazë e fortë e përdorimit historik dhe të projektuar të ekonomisë sonë. Në vitin 2019 të hyrat priten të jenë 1 miliard e 949 milionë euro. Rritje do të ketë për të gjitha kategoritë ekonomike për të mbajtur një buxhet të balancuar“, u shpreh Hamza.

Ndërsa sipas shefit të kuletës të shtetit, shpenzime do të ketë rreth 2 miliard e 356 milion euro. “Në Shëndetësi 4.9 milion, Arsimi 4.7 milionë është të financuar edhe ligji për Prishtinën.

-Advertisement-

Rritje te shpenzimeve kemi 27% për mallrat dhe shërbime.

Deficiti buxhetor 2% e bruto produktit vendor.

Do të ketë financim shtesë, me 121 milionë euro dhe nëpërmjet fondeve të likuidimit më shumë 140 milionë euro, pritet të plotësohet me hua marrje të jashtme nuk e rrezikon qëndrueshmërinë e borxhit publik”, tha Hamza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera