Ekonomi

Hamza: BERZH ka mbështetur zhvillimin e Kosovës me projekte kualitative

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 19 June 2018

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim një delegacion të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të kryesuar nga zëvendëspresidenti i BERZH-it Alain Pilloux, ku e njoftoi për gjendjen makroekonomike në vend.

Me këtë rast, Ministri Hamza falënderoi zëvendëspresidentin e BERZH-it Alain Pilloux për vizitën në Kosovë, si dhe për mbështetjen e BERZH-it në zhvillimin e Kosovës me projekte kualitative.

Gjatë takimit, Ministri Hamza theksoi rëndësinë e sektorit privat si bartës i zhvillimit ekonomik në vend, dhe për këtë shprehi përkushtimin e Ministrisë së Financave për të implementuar reforma që do të stimulojnë prodhuesit dhe do të targetojnë eksportuesit për të ndryshuar bilancin tregtar në vend. Sektori i shërbimeve ka një potencial për zhvillim të mëtutjeshëm dhe zvogëlim të deficitit tregtar.

-Advertisement-

Sipas Ministrit Hamza, për Kosovën është jetike krijimi i kushteve për bizneset, si dhe ofrimi i qasjes në financim sa më kualitativ dhe me kushte sa më të volitshme.

Ndërsa, zëvendëspresidenti i BERZH-it Alain Pilloux, shprehi gatishmërinë për të mbështetur Kosovën edhe më tutje me financimin e projekteve të ndryshme të cilat janë jetike për vendin.

Ai me këtë rast tha se që nga anëtarësimi i Kosovën në BERZH në vitin 2012, BERZH-i dhe Kosova kanë arritur marrëveshje të shumta për projekte të ndryshme në sektorin financiar, rrugor, hekurudhor dhe transport publik dhe pritet që në të ardhmen të ketë marrëveshje dhe bashkëpunim edhe për sektorë të tjerë.

Në këtë takim morën pjesë edhe drejtoresha për Ballkanin perëndimorë në BERZH Zsuzsanna Hargitai dhe Shefi i zyrës së BERZH-it në Kosovë Neil Taylor./GazetaFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera