Lajme

Hamiti “thumbon” Vjosa Osmanin: Hipokrizia ka emër, jep sinjal djathtas e shkon majtas

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 14 January 2021

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ‘thumbuar’ Vjosa Osmanin, pasi kjo e fundit bëri të ditur se do të garojë në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hamiti përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se hipokrizia ka emër, duke e ‘thumbuar’ kështu Vjosa Osmanin.

“Hipokrizia ka emër. Sinjalizon nga e djathta, shkon në të majtën”, ka shkruar Hamiti.

-Advertisement-

Kujtojmë se Vjosa Osmani u shkarkua nga kryesia e LDK-së gjatë kohës së pandemisë. Pas këtij vendimi, Avdullah Hoti u emërua nënkryetar i LDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera