Hamiti: Thaçi po vë në pazar me Serbinë edhe çështjet e brendshme të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 28 November 2018
Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për shkak se, siç ka thënë ai, po “vullnetaron të hapë në biseda me Serbinë jo vetëm kufijtë e Republikës së Kosovës, të njohur nga mbi 100 shtete, duke përfshirë edhe SHBA-të, por edhe çështje të brendshme të Kosovës (pronat, infrastrukturën, ekonominë, arsimin, shëndetësinë)”.
Thaçi këtë po e bën “përtej kompromiseve të dhimbshme që ka bërë Kosova në bisedat për statusin përfundimtar (Pakos Ahtisari) para shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008”, ka vlerësuar Hamiti, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ia tepron fort Thaçi – dikush do të mund të thoshte se zemërgjerësia e tij s’ka kufij – siç mund të shihet nga këto fjalë të tij nga kjo intervistë me “Zërin e Amerikës””, ka shkruar Hamiti, duke bashkëngjitur një citat të Thaçit.
Presidenti ka deklaruar se “janë gjëra që do të diskutohen; qoftë për të zhdukurit, qoftë për të zhvendosurit, qoftë për pronat, qoftë për të drejtat e Kishës Ortodokse serbe, për zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, për procesin e normalizimit dhe të pajtimit me vendeve tona, për edukimin, për shëndetësinë. Por, një gjë duhet ta kemi të qartë: se pa definim të kufijve, nuk do të ketë as marrëveshje përfundimtare paqësore që garanton njohjen reciproke”.
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...