Hamiti: Lëvizja Vetëvendosje e mbajti mbledhjen në UP, s’është hera e parë që Kurti e bën këtë
Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 08 December 2024
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm e ka mbajtur në objektin e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës (UP).
Hamiti këtë e deklaroi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ku theksoi se kjo praktikë është parë për të parën herë nga VV’ja, shkruan Insajderi.
“Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e paska mbajtur mbledhjen e sotme të Këshillit të saj të Përgjithshëm në ambiente të Universitetit të Prishtinës (UP)… S’më kujtohet që parti të tjera politike të Kosovës të kenë mbajtur mbledhje të tilla në hapësirat e UP-së”, deklaroi ndër të tjera ai.
Hamiti shtoi se kjo s’është hera e parë që VV’ja po e bën një gjë të tillë.
Hamiti, njëherësh edhe profesor universitar, ka përkujtuar se asnjë parti nuk duhet të zhvillojë veprimtari politike në mjediset e Universitetit të Prishtinës.
Gazeta Insajderi në prill të këtij viti kishte raportuar për një veprim të njëjtë nga VV’ja.
Vetëvendosje e kishte mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në ambiente të Universitetit të Prishtinës. Më saktësisht, në Administratën Qendrore të UP’së, e cila është e destinuar kryesisht për aktivitete të universitetit publik të Prishtinës.
Njësoj sikurse tash, aty shiheshin edhe logo të partisë.
Të tjera
-
Dervishaj: Edhe Likoci mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj kandidati me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosovës ka nd...
-
Premtimi i madh i Bedri Hamzës: Kosovën dhe Shqiprinë do t’i lidhim edhe me Hekurudhën e Kombit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka treguar projektet e tij ...
-
KQZ: Nesër përfundon afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare e përfaqësuesve të vendeve të huaja
Më 25 janar, do të përfundojë afati për organizatat jo-qeveritare...
-
Musliu falënderon qytetarët për mbështetjen e madhe në tubimet politike
Ganimete Musliu, kandidatja me numër 12 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ...
-
Haradinaj pritet në Legjionin amerikan
Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj ka vazhduar vizitën në S...
-
OKB: Rreth një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor
Të paktën një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë urgjente për mbështetje për s...
-
Gruaja nga Podujeva raporton se u kërcënụa nga burri, ai është i burgosur në Dubravë
Një rast mjaftë i çuditshëm ka ndodhur së fundi në Podujevë. Ankuesja ...
-
Sụlmohet mjeku në QKUK, merr trajtim mjekësor ndërsa arrestohet i dyshuari
Një mjek në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është sulmuar të e...
-
Jeta Rafuna në tubimin e mbrëmshëm: Në atë shkollë ku mora dijet e para, jehoi kushtrimi i fitores tonë të madhe
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, ka tre...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrạhu gruan, prindërit e saj dhe tezen
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte...
-
Për një ditë mbi 2 mijë e 100 gjoba për shoferët
Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mba...
-
Serbia sot në grevë të përgjithshme
Sot në Serbi ka nisur greva e përgjithshme, të cilën studentët e kanë parala...