Lajme

Hamiti: Dikush duhet të punojë për heqjen e sanksioneve të BE-së, Qeveria Kurti s’mund ta bëjë këtë

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 26 Shtator 2025

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka reaguar lidhur me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke thënë se duhet një angazhim serioz për heqjen e tyre.

Hamiti theksoi se sipas tij, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është e aftë ta bëjë këtë.

Në një postim në “Facebook”, ai shkroi se sanksionet e vendosura nga BE-ja që nga viti 2023, si pasojë e politikave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, po rëndojnë mbi qytetarët dhe jo mbi udhëheqësit e vendit.

-Advertisement-

“Vendi më pro-evropian në Evropë nën sanksione të BE-së prej vitit 2023 për shkak të politikave të Albin Kurtit. Pasojat po i vuajnë qytetarët e Kosovës, jo udhëheqësit e tyre. Dikush duhet të punojë për heqjen e sanksioneve para se Kosova t’i rikthehet rrugës së integrimeve euro-atlantike. Qeveria e Vetëvendosjes nuk mund ta bëjë këtë”, ka shkruar Hamiti./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy