Lajme

Hamiti: Aleatët po kërkojnë dinamizim të dialogut, Qeveria duhet të jetë më pro-aktive

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 13 January 2023

Anëtari i Kyesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuar për ta kthyer procesin e dialogut në binarë.

Kjo deklaratë e Hamitit u dha duke komentuar vizitën në Kosovë të Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet,të Zëvendës Ndihmës Sekretarit, Gabriel Escobar dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarit i Mbrojtjes, Spencer Boyer.

“Kishim këtë vizitë të nivelit të lartë që kryesonte Chollet, kishte me vete zyrtarë të lartë nga Departamenti i Mbrojtjes. Domethënë kjo tregon përkushtimin dhe seriozitetin e SHBA-së për ta kthyer procesin e dialogut në binarë, sepse kishte dalë nga binarët për shkak të krizave që u krijuan në veri”, deklaroi Hamiti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

-Advertisement-

I pyetur se a mund të ketë hapa konkret në dialogun Kosovë – Serbi, Hamiti tha se Qeveria e Kosovës duhet të jetë më proaktive në këtë çështje.

“Këtë po e thonë edhe aleatët, si SHBA-ja e BE-ja, ata kërkojnë dinamizim të këtij dialogu. Ajo që duhet të bëjë Qeveria është që të jetë më pro-aktivë për ta kthyer dialogun aty ku duhet të jetë, për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, me njohje në thelb të saj”, u shpreh tutje ai.

Madje, sipas Hamitit pushtetarët e vendit nuk i kanë kuptuar me kohë mesazhet e ndërkombëtarëve.

Ndërkaq, sa i përket tensionimeve të fundit në veri, Hamiti vlerësoi se Kosova në koordinim me aleatët e saj, nuk duhet ta lejojë Serbinë që pjesën veriore ta ketë si kartë në tryezën e bisedimeve.

“Këtë mundësi që po e përdor Serbia për ta minuar Kosovën, sovranitetin e saj dhe sundimin e ligjit në një pjesë të vendit, është diçka që Kosova me mend, me punë dhe me koordinim me aleatët tanë, nuk duhet ta lejojë ta përdorë në tavolinën e bisedimeve. Në veri kemi një situatë më të keqe, për fajin e Qeverisë Kurti”, u shpreh më tej Hamiti.

E lidhur me vendimin për targa, Hamiti konsideroi se për faj të Qeverisë Kurti, vendimi për targa tashmë është pa afat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera