Lajme

“Hamide Magashi qëndroi 30 minuta e shtrirë në oborr të QKUK-së, s’iu dha ndihma”

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 02 December 2022

Enlirat Duraku, që ka qenë pjesë e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, nga ku ka dhënë dorëheqje sot, thotë se në QKUK duhet të merret përgjegjësi, pas vrasjes së gruas 35-vjeçe para repartit të Gjinekologjisë.

Ai thotë se gruaja shtatzënë që u qëllua nga burri i saj, ka qëndruar gjysmë ore në oborr të QKUK-së deri sa ka ardhur një ekip nga Urgjenca e Prishtinës dhe e ka konstatuar se ajo ka vdekur.

Në 18:00 ka ardhur Policia, në orën 18:23 ka ardhur Urgjenca e Prishtinës”, ka thënë Duraku.

-Advertisement-

Për të është e papranueshme që askush nga QKUK-ja nuk ka ndërhyrë në minutat e parë pasi ishte shtënë ndaj gruas.

“Diku afër 30 minuta para se me ardhë ekipet përkatëse, viktima ka qenë e shtruar para Gjinekologjisë”, thotë tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera