Sport

“Hamburgeri më bëri legjendë të Belgjikës”

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 23 March 2019

Eden Hazard renditet mes lojtarëve më të mirë në botë aktualisht, mirëpo në vitin 2011 ai u bë i famshëm për një veprim aspak normal.

Belgjika po luante ndaj Turqisë në vitin 2011 dhe Hazard zëvendësohen në minutën e 60’-të. Sulmuesi i Chelsea nuk shkoi në bankinë por zgjodhi të largohet nga stadiumi për të ngrënë një hamburger.

“Salca e atij hamburgeri është e preferuara ime.. akoma i kërkoj mamit të më sjellë në Londër. Atë natë bëra një budallallëk. Historia e hamburgerit… akoma flitet për të. Kjo gjë më bëri legjendë në kombëtare”, tha Hazard në një intervistë për medien belge “RTBF”.

-Advertisement-

Pas këtij veprimi, trajneri i asokohe Georges Leekens e pezulloi për dy ndeshje dhe Hazard humbi sfidat ndaj Sllovenisë dhe Azerbajxhanit.

Prej kohësh Hazard kërkohet nga Real Madrid dhe në verë mund të ketë një marrëveshje për kalimin e tij në Spanjë, në të kundërt belgu duhet të presë sa t’i mbarojë kontrata me Chelsea për t’u bashkuar me “Los Blancos”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera