Lajme

Hamasi: Izraeli po përpiqet të shmangë përgjegjësinë e tij për shpërthimin në spital

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 18 October 2023

Hamasi tha të mërkurën se Izraeli “po përpiqet të shmangë përgjegjësinë e tij” për shpërthimin në spitalin Baptist Ahli që po “strehonte mijëra palestinezë të zhvendosur nga ferri i agresionit të tij brutal”.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se 471 njerëz u vranë nga shpërthimi. Zyrtarët në Gaza dhe në Izrael kanë fajësuar njëri-tjetrin për shpërthimin.

Hamasi tha se Izraeli u kishte dërguar paralajmërime spitaleve duke u bërë thirrje që ata të evakuoheshin si pjesë e operacionit të tyre ushtarak dhe se “që nga fillimi i këtij agresioni, ushtria izraelite ka injoruar parimin e dallimit midis objektivave civile dhe ushtarake”, raporton NBC News, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Grupi terrorist tha gjithashtu se “raketat e rezistencës janë të prodhuara në shtëpi dhe nuk kanë fuqinë shkatërruese që vret qindra njerëz në të njëjtën kohë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera