Uncategorized

Hamas reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Evropës

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 27 July 2017

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) ka dënuar vendimin e Gjykatës së Evropës për vendosjen përsëri të emrit të Hamasit në listën e organizatave terroriste.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gjykata e Evropës të mërkurën e ka obliguar Gjykatën Publike të Bashkimit Evropian që të mos e heqë emrin e Hamas nga lista e organizatave terroriste. Lëvizja e Rezistencës Islamike të Hamasit me anë të një deklarate, theksoi se Hamas në çfarëdo kushte dhe rrethanash dhe pavarësisht vendimeve politike dhe juridike të lëshuara kundër këtij grupi, do të vazhdojë veprimtarinë e vetë dhe misionin e vetë për të mbrojtur të drejtat e popullit të Palestinës.

Hamas në vazhdim të kësaj deklarate vuri në dukje mbështetjen politike dhe mediale të institucioneve perëndimore ndaj regjimit sionist dhe deklaroi se pavarësisht politikave kriminele dhe raciste të regjimit sionist, Hamas do t’i qëndrojë besnik moralit dhe vlerave islame dhe njerëzore. Vlen të theksohet se Bashkimi Evropian që nga vitit 2001, ka vendosur Hamasin në listën e grupeve terroriste.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera