Fokus

Hallakamë për donacionin milionësh për Spitalin e Gjilanit

Autori: H. Smajli 16:25 | 02 October 2020

Shtretërit e pacientëve të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit kanë mbetur në kufi. Ato janë pjesë e donacionit prej 1 milion euro për të cilin nuk po merren vesh institucionet kosovare të shëndetësisë.

Zyra për Donacione e ShSKUK-së për Gazetën inFokus ka sqaruar se ata tashmë e kanë bërë kërkesën për këtë donacion në Ministrinë e Shëndetësisë dhe se nga ky institucion janë ende duke pritur përgjigje.

Sipas përgjigjes së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për Gazetën inFokus, është Ministria e Shëndetësisë ajo që aprovon donacionet dhe më pas Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale e bën importin për në Kosovë.

-Advertisement-

Kërkesa për ofrimin e donacionit me shtretër medicinal është bërë nga Dr.Ukshin Ismaili (me date 21.09.2020) nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, ku Mehmet Sopa përmendet si donator direkt i shtretërve.

“Ajo çfarë neve si SHSKUK na ka takuar është kërkesa për aprovim te donacionit drejtuar Ministrisë se Shëndetësisë (me date 23.09.2020, ne ditën kur është plotësuar dokumentacioni i nevojshëm nga ana e donatorit) dhe e njëjta është realizuar menjëherë. Ndërsa, për me tutje deri ne finalizimin e aprovimit te donacionit SHSKUK nuk ka kompetenca te tjera. I mbetet MSH dhe AKPPM te na njoftoj kur e njejta perfundohet nga ana e tyre”, thuhet në përgjigjen e ShSkuk-së.

Por procedura ende nuk është finalizuar.

Gazeta inFokus ka provuar së pari të marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë mirëpo nga ky institucion kanë kërkuar që të kontaktojmë me Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan për të cilët edhe ka qenë donacioni në vlerë prej 1 milionë euro

“Ju lutemi të bisedoni me drejtorin e Spitalit në Gjilan” thuhej shkurt në përgjigjen e tyre.

Ndërsa nga Spitali i Gjilanit, drejtori Klinik, Nisret Hajrullahu ka thënë për Gazetën inFokus se kanë bërë kërkesë në Zyrën për Donacione dhe pasi nuk kanë marrë përgjgije nga këta të fundit ata nuk guxojnë të pranojnë asnjë donacion.

“Ne nuk e kemi pranuar donacionin sepse kur e kemi bërë kërkesën në Zyrën për Donacione të SHSKUK-së, nuk kemi marrë ende përgjigje. Ne nuk guxojmë të pranojmë donacione nëse nuk miratohet nga kjo zyrë”, ka thënë Hajrullahu për inFokus.

LEXO EDHE: Skandaloze: Kjo është arsyeja pse Spitali i Gjilanit refuzoi donacionin në vlerë rreth 1 milionë euro

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera