Fokus

Hallakamë brenda Parlamentit Studentor, dikush po shantazon me protesta

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 17 December 2018

Mbrëmë vonë është paralajmëruar një protestë e cila supozohej të mbahej sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe si duket ftesa për këtë protestë nuk ka të bëj me Parlamentin e Studentëve.

Sot përmes një deklarate, Parlamenti i Studentëve ka njoftuar studentët, mediet dhe qytetarët se ata nuk kanë thirrur asnjë protestë, por kjo ftesë është bërë nga një grup individësh të prirë nga Arian Janova.

“Ky grup është i udhëhequr nga Arian Janova i cili disa ditë më parë ka kërcënuar deputetët e Parlamentit të Studentëve. Në media janë publikuar edhe audio-incizime të cilat janë mjaftë shqetësuese për ne duke pasur parasysh edhe mos reagimin e organeve drejtuese të UP-së, të cilat nuk janë distancuar nga kërcënuesi pasi që i njëjti është thirrur në emrat e disa prej anëtareve të Këshillit Drejtues të UP-së.” thuhet në njoftimin zyrtar të Parlamentit të Studentëve, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se Parlamenti po kërkon shkarkimin e kryetarit, Arben Elshani pasi sipas tyre në këtë pozitë po qëndron jashtëligjshëm.

“Ne njoftojmë opinionin publikë së 9 (nëntë) anëtarë të Parlamentit të Studentëve kanë kërkuar shkarkimin e Arben Elshanit i cili pozitën e kryetarit të Parlamentit të Studentëve po e mban në mënyrë jo ligjore pasi që nuk e ka mbështetjen e 9 (nëntë) anëtarëve të PS aq sa duhet t`i ketë” njofton Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Sipas tyre e tëra kjo po ndodh pasi Këshilli Drejtues i UP-ës po e lejon shkeljen e Ligjit për Arsim të Lartë dhe rregulloreve të tjera të miratuara. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera