Lajme

Hallakama e grushet e djeshme në Kuvend, Dejona Mihali i quan “të jashtëzakonshëm” deputetët e VV-së

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 14 July 2023

Pas zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i Dejona Mihalit, e cila konsiderohet si një nga njerëzit më me ndikim në Vetëvendosje.

Mihali iu ka thurur lavde kolegëve të saj, duke e ka quajtur grupin parlamentar të VV-së si të jashtëzakonshëm.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pasur në çdo legjislaturë Grupin parlamentar më të mirin në republikë.“Nuk mundet asgjë të na ndalë”, deputetët e VV-së postojnë foto nga Kuvendi në orët e vona
Kush është Guvernatori i ri i BQK-së të cilin e votoi Kuvendi pak para mesnate?
Por në këtë legjislaturë, pavarësisht çfarë përpiqen të thonë gojët e liga e ka GRUPIN PARLAMENTAR më të jashtëzakonshëm që ka parë historia politike e Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi” – shkroi ajo.

-Advertisement-

Kujtojmë se dje në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës kur kryeministri Kurti po mbante fjalim, deputetë të opozitës e ministra të Qeverisë u përfshinë në përleshje.

Tensionet vazhduan edhe pas rifillimit të seancës dy orë më vonë, teksa Kuvendi vazhdoi punimet deri në orët e vona kur situata u qetësua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera