Lajme

Haliti: Do tu hiqen mëditjet deputetëve që mungojnë

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 06 June 2018

Deputetë do të ndëshkohen për mungesë në seancat e Kuvendit.

Kështu beri të ditur udhëheqësi i seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, shkruan GazetaFokus.

Haliti tha se deputetë që nuk kthehen në sallë në kohën e votimit të ligjit do tu hiqen mëditjet

-Advertisement-

“Dua të ju paralajmëroj tani që në ora 15 : 30 është votimi i ligjeve që i kemi miratuar në lexim të parë. Kanë kohë të gjithë deputetët të vijnë. Të gjithë deputetët që pa arsye nuk janë për të votuar, autorizojë administratën e kuvendit t`u hiqen mëditjet. Nuk ka këtu parti, ka parlament. Kush nuk është e ka mëditjen e hequr”, ka thënë Haliti.

Gjatë kësaj seancë po marrin pjese vetëm 14 deputetë.

Kohëve të fundit deputetët kosovarë janë pre e kritikave për mospjesëmarrje në seancat e Kuvendit të Kosovës./GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera