Lajme

Haliti tregon se a do të kandidojë përseri për deputet të PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 13 May 2017

Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, njëherit nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nesër ai plotëson kushtet dhe standardet e PDK-së, ai do të kandidojë prapë për deputet të kësaj partie në Kuvend. Në qoftë se partia vendos ndryshe, ai është shprehur se do të pushoj.

“Sa i përket kandidaturës, unë jam anëtar I PDK-së, deputet i PDK-së, dhe unë zbatoj vendimet e organëve të PDK-së. Në qoftë se plotësoj kushtet dhe standardët e PDK-së, normalisht që do të kandidoj, në qoftë se vendos ndryshe, unë do të pushoj” ka thënë Haliti.

I pyetur se cilat janë alternativat e partive me të cilat mendojnë të bëjnë koalicion, Haliti ka thënë se me çdo parti që organët e PDK-së në bazë të analizave diskutojnë dhe marrin vendime me kë të bëjnë koalicione.

-Advertisement-

Ndërsa, për mocionin e opozitës me të cilin u rrëzua kryeministri në largim, Isa Musfa, ai ka thënë se ka vepruar në bazë të vendimeve që ka marr këshilli drejtues i PDK-së.
“ Unë kam votuar për rrëzimin e Qeverisë dhe ka qenë një vendim i këshillit drejtues të PDK-së dhe nuk kam pse ta vajtojë më atë, unë kam zbatuar vendimet e PDK-së. Une nuk marr vendim tjetër jashtë partisë” ka deklaruar Xhavit Haliti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera