Haliti thotë se peticioni në veri s’mund të realizohet, tregon si duhet vepruar
Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 09 September 2023
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka përfunduar ditë më parë hartimin e Udhëzimit Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni.
Udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, në pajtim me Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale.
Por, opozita këtë udhëzim nuk po e shohin si zgjidhjen e duhur për zhbllokimin e situatës në katër komunat veriore të vendit.
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se në qoftë se duan ta ndihmojnë procesin dhe nëse e ka seriozisht kryeministri, dhe nëse nuk do më bë lojëra prolonguese e me pastaj me pasoja shtrënguese për Kosovën, atëhere duhet që katër kryetarët e komunave ne veri, t’i deponojnë dorëheqjet e tyre me qëllim që ato të miratohen në momentin kur arrihet marrëveshja për zgjedhjet në veri.
“Marrëveshja duhet të bëhet me ndërmjetësimin e BE-së dhe do duhej që përfaqësuesit e qytetarëve në veri do të duhej të arrinin një marrëveshje. Paraprakisht mendoj se do të duhej që të ndërtohet një institucion këshillimor nga qeveria ose nga institucionet si EULEX-i, ose ambasada e ShBA-ve me qëllim që të zhvillohet një debat i brendshëm në veri dhe këto dorëheqje të hyjnë në fuqi në momentin e arritjes së marrëveshjes për të bërë zgjedhje. Çështja e atij peticioni është krejtësisht i pamundshëm për t’u realizuar për faktin se ne nuk kemi ligj që e mundëson pastaj referendumin”, ka thënë Haliti për IndeksOnline.
Më tutje, ai thotë se 20% e firmave nuk mund të arrihet sepse, serbët e veriut, pa këtë marrëveshje të mundshme nuk do ta nënshkruajnë dhe si do të arrihen 20% e nënshkrimeve.
“Ose qëllimi është që më thënë ja këta s’po duan vet dhe na ja mundësuam dhe për ta prolongua këtë çështje. Unë mendoj se duhet patjetër që katër kryetarët me shtensionu situatën. Ata dihet me sa vota janë zgjedhur. E di që kanë egon e tyre, dhe interesat e partive që përfaqësojnë, por mendoj dhe jam i bindur që këta katër kryetar duhet të deponojnë së bashku dorëheqjen pa marrë parasysh çka ju thonë partitë e tyre me këtë kusht. E kryejnë detyrën deri sa të përfundojnë zgjedhjet”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër, mazhoranca e sheh këtë Udhëzim Administrativ, si zgjidhje të vetme për zhbllokimin e situatës në këto katër komuna veriore të vendit.
Të tjera
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...