Lajme

Haliti-Qunit: Po rren, nuk i kam marrë 8 milionë marka

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 17 April 2018

Deputet i PDK-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti në seancën e sotme të Kuvendit i është kundërpërgjigjur deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Qunit për deklaratat e tij se Haliti ka marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bujar Bukoshit, saktësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

Haliti ka thënë se në qoftëse pretendimet e Qunit, dalin të vërteta do të jap dorëheqje nga pozita e deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit dhe ka pyetur Qunin nëse është i gatshëm të jap dorëheqje nëse vërtetohet e kundërta, shkruan Infokusi.com.

‘Mbrëmë Anton Quni ka thënë se Ahmet Kransiqi mi ka dhënë 8 milionë marka, është gënjeshtër e kulluar, gënjeshtër prej kuzhinave të tyre, dhe nuk është mirë me e përdorë emrin e Ahmet Kransiqit. Në qoftese ki argumente pasi po thua që dinë për UÇK-në dhe ke qenë pjesë e saj, nëse i kam marrë ato 8 milionë marka unë prej sot nuk jam pjesë e Kuvendit por në qoftes ti ke gënjye a je i gatshëm të japësh dorëheqje’, ka thënë Haliti.

-Advertisement-

Ndërsa Quni ka thënë se nuk është i sigurt nëse janë 6,7 apo8 milionë marka por do të sigurojë dëshmi rreth datës, ditës dhe informacione të tjera për pranimin e kësaj shume.

“Ti kë rrejt për këtë punë, ti nuk din kurgja as shokët e tu. Për këtë punë ka dit vetëm Agim Mehmti, Isa Mustafa, Bujar Bukoshi “, ka thënë Haliti.

Mbrëmë deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se Xjavit Haliti ka marrë 7 apo 8 milionë marka nga fondi i Qeverisë.

“Unë kam qenë në Tiranë kur nga koloneli Ahmet Krasniqi për nevoja emergjente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti iu kanë dhënë në dispozicion nga fondi i qeverisë 7 apo 8 milionë marka”, tha Quni.

Ndërsa rreth shfrytëzimin të parave ai ka thënë se për këtë duhet pyetur Xhavit Halitit.

“Po shpresoj që ato para janë shfrytëzuar për nevojat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por kjo pyetje duhet t’i bëhet Xhavit Halitit”, theksoi Quni./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera