Lajme

Haliti: Mirë që Norvegjia e ka pritur Kurtin, tek e fundit e kanë dhëndërr

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 29 March 2022

Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, sa i përketë vizitës së Kurtit në Norvegji, Haliti ka thënë se Norvegjia e ka këtë politikë të pritjes, por Kurtin e ka edhe dhëndër.

“Shumë mirë. Norvegjia është vend mik, janë shumë ma liberal. Kështu e kanë traditën e politikës së tyre me pritje. Por e kanë edhe dhëndër, kështu që, po besojë që ka kaluar mirë”, tha ai për Kanal10.

Po ashtu, Haliti ka komentuar edhe politikën e jashtme të qeverisë Kurti duke thënë se nuk kemi asnjë njohje nga vendet e huaja deri tani nën qeverisjen e Kurtit.

-Advertisement-

“Deri tash nuk kemi asnjë njohje nga asnjë vend i huaj, njohje të pavarësisë së Kosovës. Nuk kemi asnjë inkuadrim në Organizatat Ndërkombëtare. Nuk kemi rrugë të hapur për tu fut në Këshillin e Evropës. Kjo është politika e jashtme,” përfundoi Haliti.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera