Haliti: Marrëveshja e 2013-ës e ka brenda njohjen de-facto, shtyrjet nuk janë në favor të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
23:16 | 16 September 2023
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se marrëveshja e vitit 2013 e ka njohjen de-facto, ndërsa prolongimi i fillimit të zbatimit të marrëveshjes nuk shkon në favor të Kosovës.
“Marrëveshja e vitit 2013, për ata që dinë të lexojnë politikisht, në mes rreshtave, në vetëvete e ka njohjen “De Fakto”. Por, fatkeqësisht nuk po duan ta pranojnë”, ka shkruar Haliti.
Sipas tij, nëse Kosova dhe Serbia përmbushin obligimet e Marrëveshjes Bazë, atëherë do sigurohet njohja reciproke “e padeklaruar”.
Haliti tutje tha se po zhvillohet fushatë e qëllimshme servilosjeje për ta futur sa më thellë në gabime kryeministri Kurti, pasojat e së cilës e shpiejnë Kosovën në rrugë pa krye.
“Më vjen keq që po zhvillohet fushatë e qëllimshme servilosje per ta futë sa më thellë në gabime zotin Kurti, pasojat e së cilës na shpiejnë në rrugë pa kry. Prandaj, mendoj që në bisedime duhet të jemi largpamës për të ardhmen e vendit dhe të rajonit”.
Postimi i plotë:
Marrëveshja e vitit 2013, për ata që dinë të lexojnë politikisht, në mes rreshtave, në vetëvete e ka njohjen “De Fakto”. Por, fatkeqësisht nuk po duan ta pranojnë.
Obligimet që kanë marrë të dyja vendet, nëse nga të dyja palët ka gadishmëri që të zbatohen obligimet, procesi në vetëvete do jetë njohja reciproke e padeklaruar. Prolongimi i fillimit të zbatimit të marrëveshjes nuk shkon në favor të Kosovës.
Më vjen keq që po zhvillohet fushatë e qëllimshme servilosje per ta futë sa më thellë në gabime zotin Kurti, pasojat e së cilës na shpiejnë në rrugë pa kry. Prandaj, mendoj që në bisedime duhet të jemi largpamës për të ardhmen e vendit dhe të rajonit.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...