Lajme

Haliti kujton momentin kur Albin Kurti i kishte hedhur ujë dhe e kishte gjuajtur me vezë

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 07 April 2021

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se ishte vendim i tij votimi për zgjedhjen e Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka theksuar se deputetët që dolën kundër votimit ishin gabim.

Kreu i inspektorëve ia thotë troç qeverisë Kurti: Dilni vetë bëni rojë

-Advertisement-

“Nuk ka ndonjë problem, Glauk Konjufca më ka bërë oponencë në raport me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Kushtetuta të drejtën e zgjedhjes për kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës ia jep vetëm partisë që ka më shumë vota. Unë dhe as ndonjë parti tjetër nuk do të duhej të përziheshim në çështjen e partisë, se kë do të duhej ta kenë kryetar. Duhet të kemi praktikë të humbjes, po ashtu duhet ta kemi praktikë edhe ecjen para me krijimin e institucioneve. I shoh gabim ata që dëshirojnë të sillen si ekstremistë si dhe ata që dolën kundër votimit”, tha ai në Info Magazine.

Haliti ka folur edhe për periudhën sa ishte Lëvizja Vetëvendosje në opozitë. Ai ka thënë se në seancën e Kuvendit të Kosovës, më 8 tetor të vitit 2015, Albin Kurti, kryetari i LVV-së kishte hedhur ujë ndaj tij dhe gjithë anëtarëve të tjerë të PDK-së.

Banorët thanë se xhandarmëria serbe hyri dje në Karaçevë – flasin nga Qeveria dhe Komuna e Kamenicës

“Gjuajtja me ujë dhe vezë nga Albin Kurti, nuk ka qenë vetëm ndaj meje, ishte edhe ndaj të tjerëve. Ai i kishte kërkuar edhe Aida Dërgutit të më gjuante me vezë kur e drejtoja seancën, por ajo nuk ka pranuar. Kjo pasi më ka njohur mua dhe e ka ditur se unë e zhvilloj betejën për interesa të Kosovës dhe jo për inate”, tha Haliti.

“Albin Kurti më ka hedhur ujë, nuk reagova. Kur me ka gjuajtur me vezë reagova, ku u bëra thirrje kolegëve të PDK-së të mos sillen si LVV-ja me të njëjtën valutë. Isha i gatshëm të duroja gjithçka, vetëm të realizohej projekti që e kishim bërë bashkë me Veselin, seancën e kam mbyllur me miratimin e gjithë rendit të ditës”, shtoi ai.

Haliti ka thënë se Kurti kishte një mënyrë jo të mirë të të bërit opozitë, pasi sipas tij kjo e dëmtonte Kosovën.

“Opozita e Kurtit e ka dërguar mbrapa Kosovën, opozitarizmi i tillë ishte ekstremist, i papranueshëm në praktikat evropiane. Ai opozitarizëm e ka dëmtuar edhe imazhin e vendit në raportet ndërkombëtare dhe i dimë ato shfaqje të natyrave të ndryshme”, ka thënë Haliti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera