Lajme

Haliti: Biseda ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit është edhe një shuplakë për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 16 October 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar pas bisedave të publikuara në media ndërmjet Dejona Mihalit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Haliti në një postim në Facebook shkruan se biseda ndërmjet Mihalit dhe Krasniqit është edhe një shuplakë për qytetarët.

“Po luhet me qytetarët e këtij vendi! Biseda ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit është edhe një shuplakë për qytetarët. Siç është edhe një tjetër dëshmi se si për çështje të rëndësishme diskutohet fshehtas.

-Advertisement-

Është e papranueshme që një individ pa përgjegjësi institucionale apo një grup i vogël të ketë fuqinë për të vendosur për çështje jetike të vendit, përfshirë se kur duhet apo s’duhet të ndalet rryma”, shkruan Haliti.

Gjatë ditës së hënë janë publikuar disa komunikime në mes të Koordinatores së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi.

Mihali e informon Nagip Krasniqin për shkrimet e mediave se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike, që Krasniqi e konfirmon se “pak a shumë është i vërtetë”.

Më vonë në komunikimet tjera, Mihali vendos se kur do të ketë reduktime të rrymës në Kosovë. Ajo e udhëzon Krasniqin që në ditë të caktuara të mos ketë reduktime.

Platforma ‘Signal’ që njihet si më vështirë e përgjueshme, ka qenë forma më e shfrytëzuar për komunikim ndërmjet koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit, dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera